E PLOTË-ME VIDEO: Kënga që trazoi estradën shqiptare! Si lindi sherri mes Meriton Mjekiqit dhe grupit OTR, kunjat e Don Xhonit. Përplasja që pajtoi Stresin me Noizy-n

Sherr në estradën shqiptare. Një këngë e Dullës ka nisur përplasjen në distancë mes Meriton Mjekiqit, Don Xhonit dhe grupit OTR. Ndërkohë në që debat është përfshirë edhe Stresi, i cili ka mbajtur anën e “armikut” të tij të përjetshëm.

Advertisements

TIRANË– Kënga e Dulla, një prej antarëve të grupit OTR ka nxitur përplasje të forta në distancë mes reperave nga Kosova dhe Shqipëria. Të gjitha palët janë përfshirë duke i mbushur plot reagimet në rrjetet sociale me fyerje dhe ofendime. Mes Dullës dhe moderatorit e menaxherit Meriton Mjekiqi, ka hyrë edhe reperi Noizy me shokun e tij të grupit Varrosi. Ndërsa reperi nga Presheva, Don Xhoni ka ndërhyrë për të mbajtur anën e Mjekiqit, pasi edhe vetë ishte pjesë e “dissit”.

“Don L**hi, Don P***i, nuk njoh don tjetër shoki veçse Don Vidin/ unë e di që e meriton me ta ** fytyrën Meriton,”-thuhet në tekstin e këngës.

Advertisements

https://www.instagram.com/p/CMU8wbQlZ0I/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërsa Noizy ka publikuar postimet e Don Xhonit të vogël që dëgjonte Noizyn para 8-9 vitesh si fëmijë.

“Kalo nga grupi jonë se ki me u bo gay. Hajde te idhulli jot, nuk të nguci të premtoj” – shprehet Rigelsi teksa e përmbyllë me mesazhin “Boll jena përça” të këngës që postonte dikur Don Xhoni në profilin e tij.Ndërkohë, nuk ka munguar as përgjigja e Don Xhonit. Ai ka shprehur respekt e “dashuri” për të gjithë reperët e vjetër duke thënë që i ka dëgjuar të gjithë sepse është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka pasur artistë të tjerë në treg, por nuk lë pa përmendur dhe nxjerrë me foto se vetë Noizy i kishte bërë like dhe “folloë” në rrjete sociale.

“Dashni për të gjithë reperat e vjetër. Por artist që ma ka bërë like vetë nuk kam faj,”-shprehet Don Xhoni në Instagram. Ndërsa Mjekiqi ndan video të Varrosit duke reperuar, teksa shton me ironi se mezi pret që ta ftojë në emisionin e tij.

Mirëpo në mes të gjithë këtij sherri ka edhe “lajme të mira”. Noizy dhe Stresi janë bërë bashkë. Stresi duket se ka mbajtur anën e rivalit të tij të përjetshëm duke i dërguar një mesazh live nga Instagrami.

“I them Rigels Rajkut hiç mos ta nin jemi një, kur të vij fundi ne do të jemi gjithë bashkë. Mbaje mend ça kemi fol në Drejtori të Policisë,”-thotë reperi ndërsa i bën thirrje fansave që ta regjistrojnë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Më 25 prill Shqipëria shkon në zgjedhje, jo në luftë”/ Përplasja në Elbasan, ISP apel liderëve: Distancohuni nga çdo akt dhune, skena të tilla duhen të ishin lënë pas
Artikulli tjetër“Po shiten abone me gjysmë çmimi”/ Transporti publik: I kemi shkruar Ministrisë, por nuk marrim përgjigje