“Më tha ik mos më çaj tr**in”/ Qytetari i nxjerr shkopin e bejsbollit motoristit se e shqetësonte zhurma

Disa njerëz janë aq të ngarkuar nga situata e pandemisë saqë kërkojnë vetëm qetësi. Po qe se dikush bën zhurmë, atëherë ai person do t’i ketë me siguri punët pisk. Me një moment të tillë të vështirë është përballur një motorist, i cili personalisht është natyrë e qetë, por që një ngatërresë me një qytetar e shtyu atë jo vetëm t’ia mbathë me të katra, por të telefonojë policinë për një burrë të çuditshëm që trazohej nga zhurma e motomjetit dhe që e pengonte atë të shpërndante pica. Siç u kuptua më pas nga ballafaqimi policor, të gjitha fajet i kishte motori që drejtonte i kërcënuari dhe fakti që ka.osësi nuk shikonte mirë nga sytë dhe ngatërroi telefonin e motoristit me një thi.kë.

Advertisements

Dhe kjo më pas ka sjellë një ngjarje që është kthyer në objekt të hetimit policor për veprën e ka.nosjes, duke qenë se qytetari nga njëra anë dhe motoristi nga ana tjetër u frikësuan nga sjellja e njëri-tjetrit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kajo Karafili”, raporton për Gazetën “Si” një burim pranë komisaritatit numër 3, në kryeqytet. Qytetari me inicialet L.D., 21 vjeç, bëhet me dije nga burimet policore, punon motorist pranë një biznesi që shpërndan pica që porositen me telefon. “Kontaktova me klientin që nga zëri ishte grua dhe më tregoi se ku gjendej dhe ku duhej ta dorëzoja picën tek Rruga e Kavajës. Me të mbërritur në adresën e mësipërme, një person doli nga një kabinë dhe më pyeti “ku po shkon?”.
I riu shton para policisë se i tregoi të panjohurit që po dorëzonte një picë që ia kishin kërkuar. “Më tha “largohu”, bërtiti. Iu përgjigja nuk kisha si ikja pa dorëzuar picën dhe ndërkohë mora telefonin të njoftoja klienten. Zotëria i sipërcituar hyri në kabinë dhe doli me një send në dukje shkop bejsbolli dhe po afrohej duke më ka.nosur dhe kë.rcënuar për jetën”, tregon i riu që i trembur ka njoftuar me urgjencë policinë duke i kërkuar ndihmë.

“Kur po afrohej bërtiste dhe më thoshte, “ti që vjen këtu dhe bën zhurmë me motor”. Nuk më g.oditi por shkopin vazhdonte ta mbante në dorë”, shton i riu L.D. Policia konfirmon se mbasi mbërriti dhe i gjeti dy kan.osësit në distancë, shoqëroi shtetasin D.B, një 51-vjeçar që ka pranuar shqetësimin që i shkaktoi zhu.rma e motorit. “Mbërriti një motorist me picë, targën e të cilit nuk e kam fiksuar. Ky motor bënte shumë zhurmë dhe shqetësoi jo vetëm mua por edhe banorët. I kërkova llogari, por ai më tha “ik mos më çaj t… Në atë moment kur ai u përgjigj, futi dorën në xhep dhe mua më ngjau se do nxirrte një th.ikë. Ndaj me vrap shkova dhe mora shkopin e bejsbollit që e mbaj dhe e ruaj për vetëmbrojtje në rast se ndodh ndonjë sh.err. I riu, pas këtij veprimi kishte ndezur motorin dhe ishte larguar, kurse unë u ktheva”, shton i kallëzuari.

Advertisements

Policia shton për Gazetën “Si” se pasi mori dëshminë e të dyve dhe konstatoi se ata nuk ishin goditur fizikisht dhe pasi iu bind që në të vërtetë i riu nuk kishte pasur një thikë, por kishte marrë telefonin, i la të lirë të dy shtetasit. Sidoqoftë 51-vjeçari që u shqetësua nga zhurma e motorit, nuk do t’i shpëtojë hetimit, pasi siç thonë oficerët e komisariatit 3, do ta hetohet për kanosje për jetën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërse Ajnshtajni nxjerr gjuhën?
Artikulli tjetër“Më 25 prill Shqipëria shkon në zgjedhje, jo në luftë”/ Përplasja në Elbasan, ISP apel liderëve: Distancohuni nga çdo akt dhune, skena të tilla duhen të ishin lënë pas