TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka grisur kërkesën që Bashkia e Tiranës i ka bërë Sali Shehut, për lirimin e ambienteve të “Frymës së Re Demokratike”.
Advertisements
Gjatë fjalës së tij, Basha fillimisht e ka pyetur para gazetarëve Shehun nëse shkresa i duhej dhe pasi ka marrë përgjigje negative, e ka gri sur para të gjithëve.
“Me një letër bakalli mendojnë se do të ushtrojnë presion ndaj opozitës. Mendojnë se do të ushtrojnë presion mbi opozitën. Shqiptarët e dinë sepse e kanë vuajtur. *kthehet nga Sali Shehu. Të duhet kjo? Kjo nuk na duhet fare,”-tha Basha në fjalën e tij.
Advertisements
Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në gru shta, shp ulla dhe sha rje. Në she rr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu.
She rri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është god itje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!