Pas diskutimeve për një “Green Pass” për të lëvizur brenda vendeve të BE më në fund është vendosur se cilat do të jenë ato. Deri më tani EMA ka autorizuar 4 vaksina COVID, BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Advertisements
“Ne duam të krijojmë një certifikatë digjitale ku mund të kesh test negativ PCR, ose që vërteton që ke antitrupa, ose që je vaksinuar me një vaksinë që është aprovuar nga EMA”, ka thënë Ylva Johansson, komisionere e Bashkimit Europian.
Vaksinat që nuk kanë marrë aprovimin e EMA-s thuhet se nuk do të mbulohen nga klauzola e BE-së mbi përgjegjësinë dhe kontrollin e cilësisë së vaksinave.
Advertisements
Pra nëse disa vende nuk kanë bërë vaksinën që do të marrë dritë jeshile nga BE nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në vendet që bëjnë pjesë në BE.
Ky “Green pass” do të shërbejë dhe për hapjen e turizmit.
Pritet që Komisioni Evropian të zbulojë propozimin e tij për certifikatat digjitale të mërkurën e ardhshme, me legjislacionin që do t’i dërgohet Parlamentit Evropian.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!