9 muajt e shtatëzanisë për një femër, janë më të bukuratd he më të vështirat. Gjatë këtyre muajve, përveç shqetësimeve shëndetësore, nënat duhet të bëjnë kujdes në ushqimet që konsumojnë, dhe për këtë mjekët kanë dhënë disa këshilla. Ata tregojnë ushqimet që kurrësesi nuk duhet të konsumohen.
Advertisements
Disa lloje peshqish nuk duhet të konsumohen. Bëhet fjalë për peshqit që përmbajnë nivele të larta merkuri. Sipas studimeve, merkuri lidhet e problemet e zhvillimit dhe problemet e trurit te foshnjat. Krapi përmban nivele mesatare merkuri, prandaj duhet të konsumohet me kujës. Jo më shumë se një porcion në jave
Peshqit e kapur në lumenj, përrenj e pellgje. Ata janë të mbushur plot ndotës. Te ky lloj peshku futet shpesh salmoni dhe trofta. Ato mund të përmbajnë nivele të larta të bifenileve të poliklorinuara.
Advertisements
Djathërat e butë janë të shijshëm por përmbajnë E.coli dhe listeria, baktere që mund të shkaktojnë kushte jo të mira shëndetësore për ju dhe probleme serioze për shtatzëninë tuaj. Këto djathra përfshijnë; Roquefort, Camembert, Gorgonzola, etj. Ushqim deti të tymosur. Këto ushqime të kripura nuk janë të sigurta, vetëm nëse i gatuani në 74 gradë Celsius. Ato mund të përmbajnë listeria monocytogenes, bakteret që shkaktojnë listeriozën, një gjendje e rre.zikshme për ju dhe të voglin tuaj.
Kafeina e tepërt. Sasitë e tepërta të kafeinës lidhen me peshën e ulët të lindjes së foshnjës, lindje të parakohshme dhe madje edhe me abortin. Kështu që është e rëndësishme të mbani konsumin e kafeinës nën kontroll. Një filxhan kafe në ditë konsiderohet e sigurt. Mos harroni se çaji jeshil dhe pijet e gazuara përmbajnë kafeinë gjithashtu. E mira është të zgjidhni pije pa kafeinë, për shembull ujë dhe lëngje frutash.
Mos hani sallame. Ju duhet të shmangni konsumin e të gjithë mishrave të gatshëm, të njohur si sallame, pasi ato përmbajnë bakteret listeria që krijojnë problemet për të cilat flasim kaq shumë. Por, nëse i keni shumë qejf, mund t’i gatuni në një temperaturë 75 gradë Celsius.
Çajrat bimorë dhe suplementet e tjera bimore. Të gjithë i konsiderojmë bimët si ushqimi më i shëndetshëm në Tokë, dhe kjo është e vërtetë për pjesën më të madhe. Sidoqoftë, disa barëra janë përdorur shumë shekuj më parë për të ndërprerë shtatzënitë, dhe për fat të keq, ato ende kanë të njëjtin efekt. Për të mos bërë asnjë e gabim fatal, zgjidhni të pini çaj jeshil ose çaj të zi.
Sigurisht alkooli. Alkooli që pini mund të kalojë nëpër placentën e fëmijës tuaj në zhvillim. Ndërsa trupat e të rriturve kanë fermente të veçanta që ndihmojnë në prishjen e alkoolit dhe nxjerrjen e tij nga trupi juaj, një fetus mund të ketë sasi shumë të vogla të tij ose i mungon plotësisht.
Alkooli ndikon në zhvillimin e qelizave dhe e bën të vështirë për lëndët ushqyese dhe oksigjenin për të arritur objektivat e tyre në trupin e fëmijës tuaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!