Nis vaksinimi i mësuesve në Tiranë, të rinjtë e PD thërrasin ‘Rama ik’, kryeministri: Vaksina kundër tërbimit nuk kemi akoma

Kryeministri Rama ka qenë paraditen e sotme në ambientet e shkollës “4 Dëshmorët” në Tiranë, ku ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve. E pranishme ka qenë dhe minsitrja Manastirliu.

Advertisements

Teksa kryeministri Rama fliste për nisjen e vaksinimit, për mediat, të rinjtë e PD ishin grumbulluar në selinë e tyre përballë shkollës dhe brohorisnin “Rama ik”. Kryeministri nuk i përfilli këto thirrje, por gazetarëve iu tha se ka siguruar vetëm doza për Covid-19, jo për tërbimin.

“Vaksinën për tërbimin nuk e kemi ende për fat të keq, dhe do na duhet të bashkëjetojmë këtë periudhë me shfaqe tërbimi të kësaj natyre, që janë dhe shprehje dëshpërimi. Rëndësi ka të mundim armikun e të gjithë shqiptarëve, pastaj me armiqtë e dukshëm është më e lehtë”, tha Rama.

Advertisements

Ai shtoi se të hënën do të nisë vaksinimi në gjithë vendin. “Në shkollat e tjera do të nisë vaksinimi ditën e hënë. Në të gjithë njësitë e vendit do të ketë një shkollë që do të shërbejë për vaksinimin e mësuesve”, tha kryeministri.

Ndërsa, ministrja Manastirliu u shpreh se sot do vaksinohen të gjithë mësuesit dhe pedagogët. “Sot do vaksinohen të gjithë mësuesit dhe pedagogët. Janë rreth 250”, tha ajo.

Edi Rama foli dhe për përplasjet dje te zyrat e FRD-së dhe sul moi presidentin Meta. “Jemi në kushtet e një shfaqe që është klinikisht e rëndë dhe kërkon solidaritet njerëzor me këdoqoftë, jo vetëm me presidentin që ka çrregullime dukshëm të rënda”, shtoi Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbi 4500 raste të reja në ditë, pas Italisë një tjetër shtet fqinjë me vendin tonë vendos të mbyllet
Artikulli tjetërE rëndë/ I vdiq pacienti në shtëpi, arrestohet mjekja, zbardhet për çfarë dyshohet