Një javë më parë humbi bashkëshortin e saj, ndahet parakohe nga jeta pedagogia e njohur e Universitetit të Tiranës (EMRI+FOTO)

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për botën akademike. Është ndarë parakohe nga jeta pedagogia e Fakultetit Ekonomik të Tiranës, Vjollca Karapici (Ibrahimi). Lajmi bëhet i ditur nga familja e saj, por edhe kolegë e studentë, që shprehin vlerësimet më të larta për profesoreshë Karapicin.

Advertisements

Kjo është goditja e dytë në familje, për tre fëmijët, pasi 5 ditë më parë ishte ndarë nga jeta dhe bashkëshorti i Karapicit, si pasojë e infektimit me Covid 19, doktor Fatmiri.

Dhjetra mesazhe ngushëllimi vijnë nga studentë e kolegë të Karapicit, të cilët thonë se profesoreshë Vjollca dinte të ishte gjithnjë e gatshme për ti ndihmuar, e kudogjendur dhe përherë e buzëqeshur.

Advertisements

“Pas humbjes se babait tone te shtrenjte Dr. Fatmir Karapici para pak ditesh, e derrmuar njoftoj ndarjen nga jeta te mamase sone Prof. Vjollca Karapici.”, shkruan vajza e saj në rrjetet sociale.

“Me keqardhje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te Prof. Dr Vjollca Karapici.

Prof. Vjollca gjithe jeten e saj e ka te lidhur me Universitetin e Tiranes ku prej 45 vitesh ka dhene kontributin e saj. Qe prej vitit 1977 ajo ka qene pedagoge ne departamentin e Kontabilitetit, ne Fakultetin e Ekonomise, UT. Ne 1996 ajo mori graden shkencore Dr dhe prej 2011 mbante titullin “Profesor Doktor”.

Prof. Vjollca ka luajtur nje rol te rendesishem ne fushen e Kontabilitetit dhe Auditimit ku ka mbajtur poste te rendesishme.

Ajo ishte kryetare dhe anetare e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit te Certifikimit te Audituesve te Brendshem, Zv. Presidente e Shoqates se Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise, Anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, Antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi, Antare e bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve te Brendshem). Ajo ka qene autore e shume teksteve universitare dhe profesionale.

Te gjithe koleget, miqte dhe studentet qe kane patur fatin dhe privilegjin ta njihnin nga afer deshmojne per profesionalizmin, integritetin, energjine, dashamiresine dhe pozitivitetin qe ajo transmetonte.

Do te na mungosh shume Zysh Vjollca!

Mirenjohje pafund dhe falenderime per punen e palodhur dhe kontributin 45vjecar ne Universitetin e Tiranes!

Ngushellime femijeve, familjareve, miqve dhe kolegeve.

Rektori

Artan Hoxha

Homazhet ne nderim te Prof.Dr Vjollca Karapicit do te zhvillohen neser, diten e diele date 14 mars ne oren 9:00 deri ne 12:00 te agjensi Alba te medreseja. Ne 12:00 varrimi ne tufine.”, njofton Universiteti i Tiranës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë! Ishte infektuar me Covid-19, ndërron jetë në moshën 50-vjeçare mjeku i njohur
Artikulli tjetërFjolla Morina “arratiset” në Dubai me biznesmenin Syla, sfidon policinë me foto