E trishtë! Ishte infektuar me Covid-19, ndërron jetë në moshën 50-vjeçare mjeku i njohur

Ndërron jetë mjeku i njohur endokrinolog Geron Husi, pak ditë pasi u infektua me koronavirus. Lajmin e konfirmoi në rrjetet sociale mjeku Tritan Kalo. Mësohet se mjeku Husi e humbi bet ejën për jetën me Covid-19 në moshën 50-vjeçare.

Advertisements

Mjeku ishte dërguar për kurim në Turqi, por nuk ia doli dot.

Postimi i plotë i Tritan Kalo

Advertisements

Kohë kovidiane….13.03.2021….E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….A rmatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI….Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….

Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor….I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte…

Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të…Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time….Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore…..

Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAsteroidi gjigand që po i afrohet Tokës, NASA tregon datën
Artikulli tjetërNjë javë më parë humbi bashkëshortin e saj, ndahet parakohe nga jeta pedagogia e njohur e Universitetit të Tiranës (EMRI+FOTO)