NASA ka shpërndarë disa foto të reja nga sonda “Perseverance”, e cila ndodhet me mision në Mars.
Advertisements
Sonda “Perseverance” u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike.
Sonda do t’i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.
Advertisements
Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t’u kthyer në Tokë pas një dekade.
NASA shtoi 25 kamera në misionin prej 3 miliardë dollarësh – kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!