Lulzim Basha “provokon” politikën shqiptare, jep deklaratën e fortë për zgjedhjet e 25-prillit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka aku zuar se në listat e kandidatëve për deputet të PS-së ka persona të lidhur me botën e k ri m it, dhe i ka bërë thirrje SHBA-BE të flasin tani, jo pas zgjedhjeve. Basha tha se qeveria e Ramës është kthyer në një ar mike të integrimit, e që sipas tij, kjo do të gjejë një zgjidhje me ardhjen e opozitës në pushtet.

Advertisements

“Ne jemi ato që detyruam Ramën që të votojnë ligjin e dekriminalizimit, por ky ligj duhet zbatuar, sot ka prap persona me të zeza, përfaqësues të bosëve të dro gës, BE dhe SHBA të flas sot, jo pas zgjedhjeve.

Kjo qeveri nuk ka transparencë, kjo e ka vendosur opozitën në konf likt me këtë qeveri se është kthyer në një ar mike të integrimit në BE, nesër nuk ka mision më hyjnor sesa të përfundojë një nga shtyllat që u themelua, integrimin në BE. Do të bëjmë gjithçka që të plotësojmë kushtet dhe të hapin negociatat”, tha Basha.

Advertisements

Duke folur si kryeministri i ardhshëm, Basha tha se do i shtrijë dorën PS-së në opozitë për të arritur integrimin në BE.

“PS në opozitë e çliruar nga kthetrat e krimit që diktojnë listën, shpresoj që të jetë bashkëpunuese dhe do i shtrijë dorën në këtë mision, të arritjes së ëndrrës së të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇpo ndodh? Dalin problemet e para, KQZ rikthen listat për 4 parti, ja arsyeja
Artikulli tjetërRama “godet” listën e PD, bën krahasimin ironik me kandidatët e listës socialiste