Afrim Osmani humbi dy vëllezër brenda pak kohësh nga Covid-19. Ai mbeti i paqartë për fatin e tyre për shkak se nuk mori asnjë informacion se si u mjekuan, si iu shërbye dy vëllezërve të tij në spital.
Advertisements
“Unë akoma nuk e di të gjithë kronologjinë reale se me çfarë janë kuruar. Si është kuruar. Kush ishte komplikacioni dhe për të kuptuar me orë se çfarë ndodhi, si ndodhi”, shprehet ai për emisionin Vetting në ABC.
Dy vëllezërit e tij, Arjani 60 vjeç dhe Astriti 62 vjeç u shtruan brenda pak ditësh në spital për shkak të gjendjes së rënduar. Afrim Osmani thotë prej ditës kur u shtruan dy vëllezërit, ishte ndeshur në mungesë të plotë informacioni nga mjekja Najada Çomo që i ndiqte.
Advertisements
“Si mundet një drejtues po themi pavijoni apo Infektivi dhe mjekja përkatëse pra Najada Çomo, si mundet të bllokojë informacionet. Unë kam parë që edhe pas tre katër ditësh nuk dinë asgjë për të sëmurin brenda. Nuk e dinë a ka humbur jetën apo është në jetë dhe jo më të dinë se çfarë ilaçesh po merr”, thekson ai.
Në komunikimet me njërin prej vëllezërve, kishte mësuar se të sëmurët trajtoheshin njësoj, pa asnjë protokoll të veçantë edhe kur ishte fjala për njerëz që kishin sëmundje specifike.
“Ai ishte jashtëzakonisht i mërzitur. Madje po them edhe një konstatim, Astriti dhe Arjani ishin të dy me universitet. Kishin kapacitetin e duhur për të kuptuar situatën. Astriti thoshte për Najadën, këto janë fjalët e Astritit reale “që më duket e paaftë në drejtimin e situatës”. Ai ishte jashtëzakonisht i mërzitur dhe po i përjetonte shumë keq 4-5 ditët që ishte në spital”, deklaron Osmani.
Afrimi dhe familja e tij kanë mbetur të paqartë për fatin e vëllezërve që humbën jetën brenda pak ditësh në spitalin infektiv. Ai thotë se për gjithçka ndodh atje, informacioni është në duart e pak njerëzve.
“Duke e ruajtur informacionin të bllokuar dhe duke mos ndarë me trupë mjekësore këtë problematikë dhe ndodh që cikli mbyllet mes 4-5 persona që mund të jenë mjekë shumë të mirë që janë jashtë kapaciteteve njerëzore në mbajtjen e ngarkesës”.
Trajtimi psikologjik, është pengu i familjarëve të pacientëve që humbën jetën nga COVID nëpër spitale.
“E dimë që pandemia i gjeti papërgatitur edhe mjekësinë botërore por nuk mund të mendohet jashtë të jetë kjo psikologji. Të shkosh në gjithë spitalet e Europës, telefonohesh nga mjeku përkatës dhe sqarohesh në detaje çdo ditë se çfarë ndodh me pacientin”, shprehet Osmani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!