Meliza Haradinaj jep dorëheqjen pas akuzave për manipulim votash, Besnik Tahiri emërohet ministër i MPJD-së

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendës kryeministrin, Besnik Tahiri.

Advertisements

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Sipas Telegrafit, Haradinaj-Stublla përmes një letre i ka ofruar kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Advertisements

Sot në orët e paradites, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministres si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia. Ajo ka thënë se e ndjen obligim moral të jep dorëheqje pas audio-incizimeve ku pretendohet se se janë bërë manipulime me vota.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU godit me pistoletë në prani të gruas shtatzënë, zbardhet ngjarja në zonën e ish-bllokut
Artikulli tjetërE rëndë/ Hidhet nga kati i 5-të i një pallati e reja në Tiranë, policia menjëherë në vendin e ngjarjes