Presidenti i ri i Barcelonës synon të pamundurën , ja çfarë mesazhi të “çmendur” ka dhënë

“Nëse e kemi përmbysur një herë Parisin, mund ta bëjmë edhe për herë të dytë”. Ky ishte mesazhi i optimizmit që presidenti Joan Laporta i dha skuadrës së Barcelonës në një vizitë të shkurtër në qendrën sportive.

Advertisements

Pas zgjedhjes së tij si kreu i klubit ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët kur shkoi të përshëndeste futbollistët dhe trajnerin Ronaldo Kuman. Ishte një takim pa përqafime. Në pak kohë që qëndruan bashkë, presidenti tregoi optimizmin për duelin ndaj PSG-së dhe për të ardhmen. “Sigurisht që unë besoj te përmbysja.

Ju jeni të aftë ta bëni diçka të tillë, por mbi të gjitha jam i sigurt që do të shkoni atje për të luftuar”, ishin fjalët e tij në këtë takim të shkurtër. Laporta ka bërë testin për “COVID-19” për të udhëtuar bashkë me ekipin drejt Francës.

Advertisements

Ai kërkon që të jetë pranë në këto momente vendimtare dhe të rëndësishme për sezonin aktual, por edhe për planifikimin e të ardhmes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kam ringjallur 3 persona, jam i zgjedhur si profet”, ja kush është pastori i vetëshpallur që ‘shëron’ çdo sëmundje
Artikulli tjetërFoto/ Luksi nuk njeh pandemi për djalin e Tom Doshit, e shijon jetën si “sheik” në Dubai