COVID-19 i mori vajzën, flet mes lotësh babai i 22-vjeçares dhe hedh dyshimet e rënda

Pak ditë më parë COVID-19 i mori jetën pabesisht një 22-vjeçareje nga Erseka. Euxhena Jorgji studionte në Universitetin e Tiranës për financë dhe më datë 6 mars të 2021-s humbi jetën.

Advertisements

Ajo prej 1 muaji ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, e ndërsa prej një jave ishte në tubim. Thuhet se 22-vjeçarja vuante nga sëmundja autoimune.

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte babai i të ndjerës, Anesti Jorgji, i cili u shpreh se ka një peng që nuk e dërgoi vajzën e tij në një spital privat, që ta shëronte nga sëmundja që kishte.

Advertisements

“Ka patur sëmundje bashkëshoqëruese fatkeqësisht. Fillimet e para kanë qenë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, por falë këmbënguljes së saj, Euxhena arriti që t’i mposhte këto. Ishte një Euxhena e rregullt, e ne menduam se ajo kishte të gjitha mundësitë. Por ja që kjo sëmundje u shfaq sërish në janar, para se të infektoj më Covid. Ka bërë dy tampone që i dolën negativ, PCR ka dalë pozitive herën e dytë. Kam një peng se përse nuk e kurova vajzën në një spital privat për sëmundjen që kishte, e mori Covid , i preu ëndrrat në mes. Nuk dua t’i ndodh askujt kjo që më ndodhi mua. Dua t’i bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes. Unë kam dyshimet e mia, mos vajza ime ishte me Covid që në fillim. Mos vallë ia dha infermierja pa doreza? Mos vallë e mori në banjat e spitalit që e përdorte një pavion i tërë?”, u shpreh ai me lot në sy.

Zoti Jorgji u shpreh se nuk e di nëse vajza e tij ka qenë me Covid kur është shtruar më 3 shkurt për lupus.

“Shqetësimet për vajzën erdhën kur u aktivizuan endemat në këmbë, e në gjithë trupin. Ajo që na shqetësonte si ne edhe mjekun, ishte se rrezikshmëria e virusit ishte e madhe. Vajza kur është shtruar ka patur vetëm simptoma të sëmundjes së saj më 3 shkurt, pa kollë, pa temperaturë. Nuk ka patur shenja Covid. Kanë qenë dy vajza në spital. Filloi njëra me temperaturë e më pas i nisi edhe vajzës sime. Më pas asaj tjetrës i nisi kolla dhe më pas edhe vajzës sime. Më 3 shkurt u shtrua për lupus te nefrologjia, më datë 9 bëri tamponin dhe më 11 doli rezultati pozitiv. Të nesërmen kanë lënë spitalin, nuk e dimë nga e mori. Shenjat e Covid, të temperaturës dhe kollës, ishin fillimisht te zonja”, shprehet ai.

Gjithashtu për këtë humbje të madhe foli edhe shoqja e 22-vjeçares, Xheni Vargu.

“Lajmi na erdhi i vështirë. Ne ishim në kontakt gjatë gjithë kohës, edhe kur ishte në spital. Pyesnin se si ishte. Në fillim na tha se ishte e vështirë dhe nuk do ja dilte, por më vonë u kthye më pozitive dhe kishte shumë ëndrra për jetën.

Ishte një tip shumë pozitiv, edhe kur nuk kishte mundësi, ajo i krijonte mundësitë. Gjatë gjithë kohës e donte jetën, e donte punën. Ne u njohëm para 3-vitesh në një organizatë vullnetare, ku ishim në të njëjtin grup. Çdo njeri që e ka njohur do thoshte të njëjtat fjalë për të”, tregoi ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakModeratorja Bieta Sulo përlotet në mes të emisionit, ja çfare ndodhi(FOTO)
Artikulli tjetërBasha e futi të gjashtin në listë pas Berishës, Stresi shpërthen ndaj ish-deputetit të PD