Moderatorja Bieta Sula nuk mundi t’i mbante dot dje lotëtë teksa të ftuar në emisionin e saj ‘ftesë në 5’ kishte stilisten e njohur Lira Koçi.
Advertisements
Edhe njëherë me rrëfimin për djalin e saj Xhinon, që u vetëhodh nga spitali i Sanatoriumit pas infektimit me Covid, Lira na preku të gjithëve.
Lotët gjatë emisionit nuk mundi t’i mbante as Bieta, e cila e falenderoi për forcën që tregoi Lira në këtë moment të vështirë duke dalë në televizor.
Advertisements
“Dua që të jesh shumë e fortë, i gjithë si staf jemi të prekur për atë që të ka ndodhur, por dua të qëndrosh e fortë,” tha Bieta duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë.
Ndërkohë Lira pohoi, edhe ajo në lot, duke thënë se “do vazhdojë të qëndrojë e fortë për Xhinon e saj”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!