Në superformë! Berat Gjimshiti, lojtari më i vlerësuar i Atalantës për paraqitjen kundër Interit

Berat Gjimshiti është shndërruar prej kohësh një pikë e fortë në mbrojtjen e Atalantës. Një titullar i padiskutueshëm. I aftë për të dhënë kontribut edhe në fazën sulmuese.

Advertisements

28-vjeçari rezultoi ndër më të mirët në fushë në përballjen me Interin, edhe pse skuadra e tij nuk ia doli të shmangte humbjen.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u vlerësua me notën më të lartë (7) mes futbollistëve të Atalantës, për faktin që e mbuloi rreptë Lukakun dhe drejtoi me zgjuarsi fazën mbrojtëse të bergamaskëve.

Advertisements

“Ishte ndër më të mirët në fushë. Frenoi Lukakun me një ndërhyrje të bujshme, iu afrua shumë golit dhe drejtoi mbrojtjen tërë ndeshjen,” ishte vlerësimi i Goal.com për shtatlartin e lindur në Preshevë.

Gjimshiti këtë sezon është aktivizuar në 21 ndeshje të Serisë A, në 19 prej të cilave titullar. Këtë sezon ende nuk e ka gjetur golin, ndërsa në dy edicionet paraardhëse ka mundur të tundë rrjetën në tri raste./Gazeta Sinjali Sporti/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDjali i Tom Doshit shijon jetën si “sheik” në Dubai, reklamon makinat super luksze
Artikulli tjetërModeratorja Bieta Sulo përlotet në mes të emisionit, ja çfare ndodhi(FOTO)