I fundit! Kufizimet nga koronavirusi, Greqia merr vendimin për doganën e Kapshticës

utoritetet e policisë greke, në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, kanë marrë vendimin për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22 mars të këtij viti.

Advertisements

Lajmi është konfirmuar nga burime pranë policisë kufitare.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.

Advertisements

Ndërkohë, nga kjo pikë do të lejohet vetëm dalja nga Greqia dhe futja në Shqipëri për këmbësorët nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Ndërsa mjetet si autobusët, taksi apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE pabesueshme, qielli kthehet në ngjyrë vjollcë, teksa rrufetë godasin malin vullkanik
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 9 mars 2021