“Tërmet”/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, i bashkohet Opozitës për zgjedhjet e 25 prillit

Orët e fundit të regjistrimit të listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit po shoqërohen me surpriza të shumta. Mësohet se nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Tahiri do të kalojë me koalicionin opozitar.

Advertisements

Kjo ishte një lëvizje surprizë e Florian Tahirit, i cili ka punuar për vite me radhë në institucionin e qeverisjes vendore.

Ajo që e bën edhe më surprizuese dorëheqjen e nënkryetarit të bashkisë Durrës është pikërisht fakti se ai do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

Advertisements

I emëruar në bashki në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAgron Duka i përgjigjet ironisë së Ramës: O robo, vezët e mija ty të pëlqenin por doje gjellë të prishur
Artikulli tjetërHoroskopi javor nga Paolo Fox, parashikimi i yjeve për datat 8-14 mars