Zjarri u mori jetën babë e bir në Berat, flasin familjarët: Dyshojmë se ka nderruar jetë dhe një person tjetër

Familjarët e dy viktimave që shkaktoi zjarri i madh që ra në Berat gjatë natës dhe përfshiu 4 shtëpi në lagjen “Muzakaj”, thonë se dhe një person i tretë mund të ketë humbur jetën.

Advertisements

Viktimat janë babë e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli, respektivisht 61 vjeç dhe 36 vjeç.

Kunata e 61 vjeçarit ka thënë për mediat atje se dhe një person tjetër mund të jetë brenda në shtëpi, i vdekur. “Në orën 12 na thanë që ka rënë zjarr te Xhovani. Nuk e besuam në fillim, por morëm zjarrfikësen. Na thanë që është e vërtetë dhe erdhëm këtu, por s’dimë gjë. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit. Mendojmë se ka 3 viktima. Xhovanin e kam kunat, vëllain e burrit”, tregon ajo.

Advertisements

Ndërkohë, vëllai i Jovan Vangjelit tha se viktimat përdornin një rezistencë në shtëpi, për të gatuar, dhe dyshon se zjarrin mund ta ketë shkaktuar ajo.

“Banesën e gjetëm vetëm në flakë. Me të dërguar dimë që kanë vdekur 3 veta, Xhovani, Mateo dhe shoku i Mateos. Ça të them unë i shkreti, nuk fla dot. Ata kishin një rezistencë që gatuanin. Dhe them mos ndoshta nga ajo rezistenca”, u shpreh vëllai i Jovan Vangjelit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrëfehet për herë të parë Meghan Markle: Ja gjërat e tmerrshme që kam menduar gjatë shtatzënisë!
Artikulli tjetërI publikuan pamjet në prapaskenë, Sara shkon kap Rinianin dhe e puth me zor