E divorcuar dhe me vajzë 12 vjeçare, konkurrentja e Për’puthen +40 zbulon komentin e të bijës

Erlinda Ogreni është 40 vjeçare, e cila prej 7 vitesh e gjysmë është divorcuar dhe është bërë pjesë e Për’puthen +40.

Advertisements

Ajo është me origjinë nga Lushnja, ndërsa jeton në Tiranë dhe ka një biznes privat. Ajo ka një vajzë 12-vjece dhe ka zbuluar në Për’puthen Prime si e komentoi e bija faktin që është bërë pjesë e këtij programi duke thënë:

“Është për të qeshur. Ne jemi fanse të Për’puthen dhe ishte vajza që më shtyu. Vajza ka vite që kërkon që të kem një njohje, një lidhje. Më ka kërkuar dhe vëlla e motër në të shkuarën. Ajo insistonte dhe thashë pse jo, ta provoj, të njoh disa persona për një herë. Në jetën e përditshme është e pamundur që të ndodhë. Këtu janë disi të përzgjedhur.”

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë listat për deputetë të PS në 25 prill/ Luljeta Bozo rrëfehet: Ja dy arsyet pse pranova të kandidoja. Pata njëfarë hezitimi, por…
Artikulli tjetër“Momenti i duhur për të njohur partnerin”, ja kush është konkurrentja e parë që i bashkohet “Përputhen 40”