Mbrëmjen e sotme pritet të transmetohet puntata e fundit e “Për’puthen Prime”. Thuhet se kjo do të jetë një një nga emisionet më të forta me rikthimin e Teas dhe Beartit e prezantimin e konkurrentëve të rinj të “Për’puthen +40”. Por përveç kësaj është zbuluar se në këtë puntatë, Atdheu ka bërë të ditur se është puthur në prapaskenë me Antonelën.
Advertisements
Se në çfarë rrethanash ka ndodhur kjo puthje nuk dihet, sepse pritet që gjithçka të sqarohet sot. Ndërkohë Antonela nuk ka vonuar që të bëjë një reagim në rrjete sociale, sapo lajmi për puthjen në prapaskenë mori dhenë.
Si fillim sipas Iconstyle. Antonela ka publikuar një video të vjetër nga janari në të cilën ajo shprehet:
Advertisements
“Sot është data 19 janar dhe premtoj që nuk do ftoj Atdheun, por do ftoj dikë tjetër dhe do e injoroj Atdheun”.
Përkrah videos ajo ka shkruar: “Një prej arsyeve do dali dhe sonte në Prime. Një ‘puthje’ mund ta vjedh gjithkush, por zemrën askush. Kur ti zgjedh injorimin e një personi, injoranca flet vetë. Marrja rrin i zoti nuk e len me nejt… thotë një fjalë e urtë popullore”.
Më pas ajo ka bërë një tjetër reagim, duke ju kthyer keq Atdheut. Ajo shprehet se Atdheu e ka puthur pa dëshirë në fillimet e saj në “Për’puthen”. Antonela shton se fakti që Atdheu e bëri këtë moment intim publik tregonse ai është një mashkull i pabesë.
“Kazanova nuk i vidhte puthjet, prandaj në histori nuk mbesin kazanovat në tentativë (me puthje të vjedhura), prandaj ndarja e një momenti intim me një femër që për më tepër nuk është i vullnetshëm plotësisht, nuk të bën as Don Zhuan e as të dëshiruar, të bën një mashkull të pabesë, i cili përveçse përfitoi nga rasti i parë, sigurohet të bëjë publike pisllëqet qe vetë ai bën. Një ‘puthje’ e vjedhur tregoi karaketrin e Don Zhuanit Atdhe, që më ndihmoi mua të bëj diferencë në pëlqimet e mia të fillimit”, shkruan Antonela.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!