Ngjarja ka ndodhur teksa mjeti është futur me shpejtësi në rrethrrotullimin e Bradasheshit, dhe si pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i automjetit.
Advertisements
ELBASAN– Një automjet i tonazhit të rëndë i ngarkuar me tulla është anuar nga pesha dhe ka rrezikuar përmbysjen. Ngjarja ka ndodhur teksa mjeti është futur me shpejtësi në rrethrrotullimin e Bradasheshit, dhe si pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i automjetit.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur drejtimin e lëvizjes, megjithatë ai fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!