“Ndjej lodhje, kam kaluar Covid”, pneumologu Adrian Jorgji këshillon këngëtarin e njohur shqiptar

TIRANË– Pneumologu Adrian Jorgji ka këshilluar këngëtarin Dashnor Diko që të bëjë stërvitje çdo ditë, në mënyrë që të përmirësohet, pasi ka kaluar Covid-19.

Advertisements

Teksa Jorgji ishte i ftuar në emisonin “Kjo Javë”, Diko i dërgoi një mesazh gazetares Nisida Tufa dhe i kërkoi të pyeste mjekun se çfarë të bënte, pasi kishte kaluar korona virusin dhe ndjente shumë lodhje.

Si përgjigje, pneumologu tha se duhet të bëjë stërvitje, çdo ditë e më tepër, në mënyrë që të çlirohet nga virusi.

Advertisements

Pjesë nga biseda:

Nisida Tufa: Kemi një pyetje nga këngëtari Dashnor Diko. Ai shprehet se e ka kaluar Covidin, por ndjen lodhje…

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji: Duhet të shqetësohemi kur kemi kollë dhe temperaturë të lartë. Me siguri që ka dëmt ime si pasojë e Covid. Me lëvizje të vogla mund të ndjejmë lodhje, por duhet të bëjmë lëvizje.

Sot duhet të bëjmë pak lëvizje, nesër pak më shumë dhe pasnesër akoma dhe më tepër. Çdo ditë e më tepër të bëjmë lëvizje, vetëm kështu rikuperohemi gjithmonë e më shpejt. Kur jemi Covid, ka mundësi edhe të flemë përmbys, duhet të mos rrimë pas iv. Kështu shmangim trom pozat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEpopeja e UÇK-së, përkujtohet 23-vjetori i sakrificës së familjes Jashari
Artikulli tjetërFoto/ Si do të dukeshin 7 pjesë të trupit të njeriut nëse do të ishin dizenjuar në mënyrë perfekte