Flasin ekspertët: A po qarkullojnë mutacionet e Covid -19 në Shqipëri?
Advertisements
Zyrtarisht nuk janë zbuluar nde mutacione të koronavoirusit në vendin tonë, kjo ndoshta për shkak të mungesës së analizave.
Nga dyshimet për ekzistencën e mutacioneve të covid-19, si varianti britanik që ka prekur vendin tonë, ISHP ka dërguar prej javësh mbi 40 kampione në një laborator në Londër.
Advertisements
Sipas specialistes virologe në ISHP, Iris Hasibra, teksa foli në “Klan News”, ende nuk ka një përgjigje për llojin e mutacionit.
“Në laboratorin e referencës ne kemi dërguar një përzgjedhje të kampioneve, rreth 40-50 kampione të cilat janë përzgjedhur me imtësi në lidhje me performancën e tyre laboratorike dhe mbi të dhënat epidemiologjike të cilat janë regjistruar në laboratorin tonë. Është një përzgjedhje e cila ka shpërndarje demografike dhe grupmosha të ndryshme.”
Muajt e fundit niveli i transmetueshmërise dhe infektimeve është rritur ndjeshëm, ndikim sipas specialistëve mund të kenë patur edhe mutacionet e covid-19.
“Variantet e reja në qarkullim të këtij virusi kanë bërë të mundur rritjen e transmetueshmërisë, për shkak të ndryshimit të këtyre pjesëve kryesore të receptorve të cilët lidhen në qelizat ku ato modifikojnë dhe përbërjen e tyre dhe është parë dhe një rritje e infektimeve dhe një ashp ërsi e sëmundjes.”
Përhapës të infeksionit janë të gjitha grupmoshat. Ulja e vigjilencës mbetet problem.
“Të gjithë njerëzit të grupmoshave të ndryshme janë transmetues dhe janë objekt i transmetimit të sëmundjes duke filluar nga grupmoshat e vogla deri te ato më të mëdha. Do të theksoja uljen e vigjilencës në lidhje me ndërgjegjësimin e transmetueshmërisë, mendoj që duhet të rritet më shumë ndërgjegjësimi në
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!