I jepet lamtumira e fundit Valton Berishes, kitaristit te bendit Purgatory
Advertisements
Sot, në Peje iu dha lamtumira e fundit kitaristit të bendit Purgatory, Valton Berisha.
Valtoni ishte njeri që mblidhte rreth vetës njerëz të mirë e me vullnet të mirë, këtë e dëshmoi edhe sot, ku përveç anëtarëve të bendit të tij Enis Potoku, Driton Ajeti dhe Fatmir Gashi, Valtoni i bashkoi shumë shokë e miq edhe pse në pandemi.
Advertisements
Nga Zvicra kishin ardhur edhe shumë miq të tij dhe së bashku me familjarët vunë mbi varr një kurorë në formë kitare.
Tingujt e kitarës së tij do jehojnë përherë mes artdashësve dhe kudo që festohet me hare e gëzim, sepse e tillë ishte mënyra e të jetuarit të tij.
Valton Berisha ka ndërruar jetë dy javë më parë në SHBA, ndërsa sot është varrosur në vendlindjen e tij në Kliçinë.
Valton Berisha la pas vetes gruan dhe djalin e vajzën, të cilët sot i dhanë lamtumirën e fundit duke vënë lule e kurora mbi varrin e tij dhe në mënyrë simbolike lëshuan të lirë një pëllumb të bardhë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!