Agron Shehaj kujton eksodin e shqiptarëve: U jam mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë, poston foton e veçantë

Politikani Agron Shehaj, kujton 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve në Itali. Me anë të një fotoje të veçantë të tijën kur ishte 13 vjeç, Shehaj thotë se bashkë me familjen u detyruan të iknin nga Shqipëria.

Advertisements

Fotoja e tij mban autorësinë e medias prestigjoze italiane Corriere Della Sera. Shehaj thotë se foto është momenti kur ai ka qenë duke udhëtuar në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.

“Ndaj në këtë përvjetor të eksodit shqiptar drejt Italisë, unë u jam më shumë se kurrë mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë e ndihem më shumë se kurrë në borxh me të dyja. Gjithë jetën time do përpiqem t’u jap sa më shumë që të mundem! Veçanërisht Shqipërisë që ka më shumë nevojë se kurrë për të gjithë bijtë e saj, kudo që janë”, shkruan ai ndër të tjera.

Advertisements

Postimi i plotë i Agron Shehaj:

30 vjet më parë, vetëm 13 vjeç, bashkë me prindërit, ishim ndër të parët që mbërritëm me anije në Itali.

Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.

Italia m’u bë Atdheu i dytë. Aty u rrita, u maturova, u shkollova e mësova shumë.

U riktheva në Shqipëri në vitin 2005, pa para, por me një dashuri dhe dëshirë të zjarrtë për Shqipërinë. Dhe Shqipëria më dha gjithçka që mund të më jepte. Më dha mundësinë, edhe pse bashkë me të, erdhën edhe shumë vështirësi. Në Shqipëri gjeta jo vetëm suksesin, po mbi të gjitha gjeta qëllimin dhe përmbushjen njerëzore. Gjeta edhe dashurinë e jetës dhe krijova familjen time.

Ndaj në këtë përvjetor të eksodit shqiptar drejt Italisë, unë u jam më shumë se kurrë mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë e ndihem më shumë se kurrë në borxh me të dyja. Gjithë jetën time do përpiqem t’u jap sa më shumë që të mundem! Veçanërisht Shqipërisë që ka më shumë nevojë se kurrë për të gjithë bijtë e saj, kudo që janë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjihuni me tetë ishujt në Greqi që janë “pa COVID”/ , por cili është sekreti?
Artikulli tjetërThellohet konflikti mes dy konkurrenteve të “Për’puthen”