Asteroidi ‘Zoti i Kaosit’ kalon pranë Tokës, mund të godasë planetin tonë, ja paralajmerimi i i forte

Apophis ka një diametër mesatar prej rreth 370 metrash, dhe ndikimi i tij në Tokë nuk do të ishte i papërfillshëm, pasi do të cclironte një energji shumë të madhe.

Advertisements

Asteroidi masiv i quajtur 99942 Apophis sipas Zotit Egjiptian të Kaosit, ka kaluar mbrëmjen e djeshme pranë tokës, raportojnë mediat e huaja.

Apophis ka kaluar mbi 40 herë më larg Tokës se Hëna, kështu që nuk ka rrezik nga ajo për momentin. Sidoqoftë, vëzhgimi i asteroidit do t’u japë astronomëve mundësinë për të llogaritur më saktë trajektoren e tij dhe për të parashikuar takimet e ardhshme të afërta me të.

Advertisements

Ekspertët paralajmërojnë për vitin 2029, kur ‘Zoti i Kaosit’ duhet të kalojë relativisht afër Tokës dhe viti më shqetësues është 2068, kur mund të përpl.aset me Tokën.

Llogaritjet e fundit thonë se në vitin 2068, ky asteroid mund të gjendej në rrugën e Tokës, domethënë se ekziston një rrezik disi më i madh nga përplasja.

Rreziku për këtë takim të afërt aktualisht vlerësohet në 1: 380,000, por deri atëherë ka ende shumë kohë në të cilën trajektorja mund të ndryshojë dhe rreziku të rritet.

Për shkak se kjo ngjarje është larg në të ardhmen, dhe orbitat e asteroideve nuk janë krejtësisht të sakta dhe as parashikimet nuk mund të jenë plotësisht të sakta.

Apophis ka një diametër mesatar prej rreth 370 metrash, dhe ndikimi i tij në Tokë nuk do të ishte i papërfillshëm. Do të prodhonte energji të barabartë me shpër.thimin e 1,200 megatonëve TNT dhe do të krijonte një krater me diametër rreth 5,1 kilometra.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë kërkim nga policia që prej Janarit, Fjolla Morina i jep fund beqarisë, vesh fustanin e bardhë
Artikulli tjetërSusan Miller parashikon si do të jetë viti 2021 për secilën shenjë të horoskopit