Autorja e Përputhen, Olsa Muhameti zbuloi se Tea dhe Bearti do të jenë të ftuar specialë të dielën në “Prime”. Kjo ka habitur publikun, pasi vetëm pak kohë më parë Tea ç’nuk tha për Olsën.(Lexo këtu)
Advertisements
Në lidhje me këtë, opinionisti Meridian Ramçaj i ka thumbuar keq në rrjete sociale. “Pështy-lëpij, lëpij-pështy, pështy-lëpij dhe lëpij-pështy. Të dielë të mbarë”, ka shkruar ai në një status në Instastory.
Advertisements
Më pas, Meridiani ka publikuar një video nga deklarata e mëparshme e Teas, ku akuzonte Olsën për mashtrime.
“Boll vazhdove me mashtrime dhe manipulove situatën, boll më zhyte mua në humnerë akoma më tepër nga ç’më ke zhytur! Ti më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa”, shprehej ajo mes të tjerash.
“Po ti Tea, si e ke kujtesën?”, ka shkruar Meridiani me ironi krahas videos.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!