Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet se i ka vënë flakën ndërtesës së Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier.
Advertisements
Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Alushaj, i cili është shoqëruar nga policia e Fierit pak minuta pas ngjarjes që ndodhi sot rreth orës 15:10.
Sipas burimeve, Alushaj kishte aplikuar për mësues nëpërmjet portalit por nuk ishte shpallur fitues, gjë që ka shkaktuar zemërim tek ai. 33-vjeçari ka spërkatur katin e dytë të godinës me benzinë dhe i ka vënë flakën.
Advertisements
Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia evakuoi punonjësit në kohë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!