Gjermania ngren alarmin, varianti B117 mund të bëhet dominues dhe shumë i vështirë për t’u ndaluar përhapja e tij

Një variant më ngjitës i coronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britani mund të bëhet së shpejti lloji mbizotërues në Gjermani.

Advertisements

Kjo, sipas Institutit Robert Koch, shkruajnë mediat e huaja, do ta bënte të vështirë ndalimin e përhapjes së tij.

Lothar Ëieler tha se varianti B117 tani përbën më shumë se 40% të rasteve të korona virusit në Gjermani, krahasuar me rreth 6% të rasteve katër javë më parë.

Advertisements

“Është e parashikueshme që B117 së shpejti do të jetë variant mbizotërues në Gjermani dhe pastaj do të jetë edhe më e vështirë për të mbajtur virusin nën kontroll sepse B117 është më ngjitës dhe madje edhe më i rrezikshëm në të gjitha grupmoshat”, tha ai.

Ndryshe, Gjermania ka në plan të zgjasë izolimin për shkak të pandemisë deri më 28 mars, por disa kufizime do të lehtësohen duke filluar nga 8 marsi.

Në anën tjetër, mjekët kanë paralajmëruar për një valë të tretë të afërt të coronavirusit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFoto/ Shkencëtarët zbulojnë efektin e ri anësor të çuditshëm që vjen nga vaksinat anti-Covid, shfaqet kur…
Artikulli tjetër“Rita Ora më fiksoi pas se*sit”, habit këngëtari i njohur me komentet e tij