Leo Messi bëhet objekt fushate, Laporte ka një ide për ta mbajtur argjentinasin përgjithmonë në Barcelonë

Fushata për zgjedhjen e presidentit të ri të Barcelonës ka hyrje në pikën më të nxehtë. Më 7 mars do të votohet për numrin një të klubit dhe të tre kandidatët, Johan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa, kanë shpjeguar programin e tyre.

Advertisements

Njëri prej tyre, ish presidenti i klubit blaugrana, Joan Laporta, është ndalur në një pikë shumë të diskutueshme, në të ardhmen e Leo Messit. Lojtari argjentinas shihet gjithnjë e më larg Barcelonës në fund të sezonit por Laporta është i bindur se e vetmja mënyrë për të mbajtur numrin dhjetë në skuadër është zgjedhja e tij si president:

Joan Laporta 1

Advertisements

“Mund të mos konkurrojmë me të tjerët në nivel financiarë por Messi nuk është drejtuar asnjë herë nga paratë. Ai thjeshtë dëshiron të përfundojë karrierën e tij në nivelet më të larta sportive.

Me Messin kam një raport vlerësimi reciprok. Jam i sigurt se nëse do të zgjidhet dikush tjetër president ai do të largohet”, theksoi Joan Laporta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk do ta besoni se fasulet shërojnë këto sëmundje tepër të përhapura në Shqipëri
Artikulli tjetërQytetari lidhet me zinxhir në shtyllën e dritave përpara Bashkisë Lezhë, “Nuk e gëzon asnjë pronën e babait tim”