E trishtë! 24 orë të hidhura, ndahen nga jeta 3 infermierë

Tre infermierë kanë humbur jetën brenda një dite, dy prej të cilëve për shkak të koronavirusit.

Advertisements

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka bërë tre postime të njëpasnjëshme brenda 24 orëve për të lajmëruar ndarjen nga jeta të infermierëve.

Fillimisht njoftoi për humbjen e infermierit nga Mati, Nerim Vaçi, i cili ishte infektuar me koronavirus.

Advertisements

Më pas fatkeqësisht ndërroi jetë infermierja nga Lushnja Erjola, nënë e dy fëmijëve në një moshë të re, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Po ashtu, para pak orësh u njoftua edhe ndarja nga jeta e infermieres në Tiranë, Lindita Peshku, e cila humbi jetën për shkak të koronavirusit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqipëri/ Një vit nga pandemia, më shumë se 8 mijë humbje jete shtesë në vend dhe një rritje me 39%
Artikulli tjetërNuk do ta besoni se fasulet shërojnë këto sëmundje tepër të përhapura në Shqipëri