Njihuni me rreziqet që ju kanosen nga qëndrimi ulur gjithë ditën, ja si ti shmangim ato

Qëndrimi ulur në punë për orë të tëra shumë njerëzve u duket si dën im i pamerituar.

Advertisements

Në fakt, ashtu është, nëse vëren ndikimet e thella të qëndrimit ulur për orë të tëra në shëndetin mendor dhe fizik

Jeta Sedentare Dhe Ndikimi Në Shëndet
Ekspertët kanë vënë re me keqardhje se vetëm një në tre fëmijë është fizikisht aktiv çdo ditë.

Advertisements

Të tjerët kalojnë më shumë kohë ulur ose shtrirë.

Sipas tyre, vetëm 5 përqind e të rriturve kryejnë 30 minuta aktivitet fizik në ditë dhe një në tre të rritur kryen aktivitetin e rekomanduar fizik në javë.

Kur njeriu qëndron ulur për periudha të gjata, graviteti nis të kryejë punën e vet dhe ngadalëson qarkullimin.

Si fillim, lëngjet akumulohen në pjesën e poshtme të këmbëve duke shkaktuar enjtje.

Ndaj nëse qëndroni shumë kohë ulur, duhet të siguroheni që përpara se të bini për të fjetur t’i mbani këmbët të ngritura.

Akumulimi i lëngjeve dhe ngadalësimi i gja kut nxit trashjen e gja kut, bllokimin e enëve të tij dhe embolizëm.

Sipas ekspertëve, mungesa e aktivitetit fizik mund t’i hapë rrugën shumë sëmundjeve kro nike.

Ekspertët thonë se kockat, njësoj si muskujt, kanë nevojë për aktivitet të rregullt fizik që të ruajnë forcën dhe përmbajtjen minerale.

Njerëzit që nuk janë aktivë janë më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë dhe i gjirit, diabeti, ataku në zemër, ishemia, problemet me frymëmarrjen dhe dobësimi i imunitetit.

Qëndrimi ulur për një kohë afatgjatë ndikon edhe tek kujtesa dhe shfaqja e problemeve mendore por jo vetëm. Për shembull, kur ne qëndrojmë gjatë ulur, trupi inkurajon qelizat e yndyrës të prodhojnë më shumë prej saj.

Kësisoj, njeriu jo vetëm bëhet mbipeshë, por është më i rrezikuar.

Rimëkëmbja e duhur pas qëndrimit të gjatë në zyrë
Ekspertët thonë se këshillat e mëposhtme, ju vijnë në ndihmë për të rimëkëmbur veten pas një dite të gjatë në zyrë.

• Vendosini vetes një orar për tu shtendosur gjatë punës dhe për të kryer aktivitet fizik pas pune.
• Në zyrë, përpiquni të çoheni nga karrigia çdo 30 minuta.
• Ecni në zyrë sa më shumë.

• Nëse flisni në telefon, mos rrini ulur po ecni.
• Ngjisni shkallët dhe mos merrni ashensorin.

• Parkoni larg zyrës që të keni mundësi të ecni,
• Kryeni aktivitet fizik ndërkohë që shikoni televizor.

Lëvizshmëria nuk ka përse të jetë e vështirë, ka të bëjë thjesht me disiplinën dhe me dëshirën për mirëqenie dhe shëndet afat-gjatë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot, do të kemi luhatje temperaturash
Artikulli tjetërTirana nesër 4 orë pa drita, ja zonat që do kenë ndërprerje energjie