Video/ “Nuk e di a thuhet në televizion…”, Çiljeta flet për një nder që Erion Veliaj i ka bërë këngëtares

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka treguar se kryebashkiaku Erjon Veliaj e ka ndihmuar në periudhën e saj më të vështirë, kur humbi të atin. Këtë rrëfim ajo e bëri të ditur ditën e djeshme në emisionin“Jashtë Loje”.

Advertisements

Kur u pyet lidhur me disa politikanët shqiptar, specifikisht Erion Veliajt, Çiljeta u shpreh se ai kishte bërë ndaj saj një veprim për të cilin ajo tha se e falënderon shumë, por pa e thënë konkretisht se çfarë.

“Lali Eri ka bërë një veprim që nuk di a thuhet në televizion, por mua nuk më kishte shkuar në mendje që do e bënte dikush edhe duke menduar që jam e PD. Që kam qenë, sepse nuk jam më.

Advertisements

Doktori (Berisha) është pika ime e dobët, por unë nuk jam më pjesë, por Erioni ka bërë një veprim që nuk do e them por kam krijuar shumë respekt për të. Do i thoja faleminderit. Ka lidhje me humbjen e babit, nuk do e them publikisht, por ndonjëherë të gjenden njerëz që ti nuk e mendon kurrë dhe e falënderoj realisht. “

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFationi reagon pas largimit të Anës nga “Përputhen”, ka një kërkesë për të…
Artikulli tjetërSuper mashtrimi/ Projekti 3D i hekurudhës Tiranë – Durrës i vjedhur në Katar(VIDEO)