I mori jetën 69-vjeçarit në “Rrugën e Arbrit” dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia e arreston pas disa orësh

Është arrestuar drejtuesi i mjetit që përplasi për një 69-vjeçar mbrëmjen djeshme në Bulqizë.

Advertisements

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Gjoricë, ku 69-vjeçari me inicialet R. R., i cili po ecte në këmbë, u përplas nga një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga një person me inicialet N.D..

Ky i fundit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u arrestua vetëm disa orë më vonë nga policia.

Advertisements

Njoftimi:

Shkaktoi aksident me pasojë humbjen e 69-vjeçarit, shoqërohet në Komisariat drejtuesi i mjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 20.00, në vendin e quajtur Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbërit që është akoma kantier ndërtimi) shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka goditur shtetasin R. R., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë pas ndjekjes dhe kontrollit të zonës, kanë gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, drejtuesin e automjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJu njohim me mënyrat më të thjeshta për të rënë në peshë tek meshkujt
Artikulli tjetër“Nëse një anëtar i familjes sëmuret rëndë, edhe të tjerët do të kenë simptoma të rënda”, mjeku na tregon si mund ta shmangim dhe çfarë e shkakton