Arti në zi/ Ndahet nga jeta artisti i madh shqiptar (FOTO)

Një lajm i trishtë ka ardhur për artin shqiptar. Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë kompozitori i njohur Agim Krajka. Kompozitori ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Advertisements

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij Ulis Krajka. “Shpirti yt u prehtë në paqe babi ynë i dashur”, shkruan i biri në facebook

Krajka ishte nderuar me titullin ‘Artist i popullit”, ndërsa gjatë karrierës së tij u vlerësua me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova.

Advertisements

Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit, ku filloi të merrej seriozisht me të.

Në vitin 1963 Agimi filloi studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja.

Në vitin 1964 kaloi pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale.

Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 2 mars 2021
Artikulli tjetërParashikimi motit për sot, rikthehen reshjet e shiut në disa zona