Nuk e piu vetëm! Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, zbulon shoqëruesin….

Por, kamerieri është shprehur se Sofia vinte shpesh me këtë person në këtë lokal dhe se po ta shikonte në foto, do ta dallonte cili ishte.
TIRANË– Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që u ekz.ekutua. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se kamerieri është shprehur se Sofia, atë ditë, është futur në lokal me një tjetër person, rreth moshës 40 vjeç e me trup të mbushur, të cilit ai nuk ia dinte identitetin.

Advertisements

Por, kamerieri është shprehur se Sofia vinte shpesh me këtë person në këtë lokal dhe se po ta shikonte në foto, do ta dallonte cili ishte.

“Behar Sofia ishte ditën e hënë në kafe i shoqëruar nga një person i moshës 40 vjeç , i shëndoshë, rreth 170 cm . Me të qëndroi gjysmë ore ose një orë. Nuk e njoh këtë person por po ta shoh jam në gjendje ta njoh, pasi ka ardhur dhe më parë në lokal me këtë person,”- thuhet në dës.hminë e kamerierit.

Advertisements

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekz.ek.utua me dy pl.umba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në tr.afikun lë.ndëve na.rkotike nga ku dyshohet se at.entati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në ma.sak.rën e vitit 2009 në Durrës ku u vr.anë katër efektivë policie në tentativë për të arr.es.tuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të ma.fias turke Abdulselam Turgut.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPraktikant i fesë myslimane, Blerimi tregon për besimin: Më pëlqejnë tatuazhet, por mi ndalon feja
Artikulli tjetërPas kritikave për këngën e saj të parë, Melisa merr një vendim!