Nënkryetarja e FRESH në Mat Linela Markja ka shprehur zhgënjimin e saj me kryeministrin Edi Rama, për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Advertisements
Sipas saj platforma ‘Deputeti që duam’, e cila u lancua si një risi për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e Prillit ishte një propagandë, pasi ata që u zgjodhën realisht nuk kishin qenë pjesë e raudit të parë përzgjedhës.
Markja shkruan më tej se Rama e ka bërë veten njësoj si diktatori Hoxha, dhe nuk meriton aspak fjalën zotëri.
Advertisements
Postimi i plotë i Markjas:
Përshëndetje ‘i nderuar’ kryeministër, Mbase nuk më jepet mundësia t’ua them përballë por po e ndaj në rrjete sociale meqë janë të preferuarat tuaja.
Takimi i sotëm vërtetoi më së miri që platforma “Deputeti që duam” është thjesht një propagandë sepse sot kishte fitues të një raundi, kandidatë që nuk ishin aspak pjesë e atyre që dolën në raundin e kaluar.
Dhe e dyta: Lista e deputetëve të PS përbëhet nga 140 deputetë. Ndërsa ju, ju jepni mundësinë vetëm 20 kandidatëve që përbëjnë 14% të totalit.
Sot e bëtë tamam veten për t’iu thënë Shoku Edi, se të jesh zotëri është fjalë e madhe për t’ju quajtur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!