Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi në Kuvend se kurimi anti-COVID në Shqipëri jashtë spitalit shkon 5 mln lekë. Ai akuzoi qeverinë se pretendon një mandat të tretë duke mos bërë asgjë për qytetarët ndërsa iu drejtua kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi me ironi se do të jetë në atë post deri në datë 25 Prill.
Advertisements
Gjuzi i është drejtuar Gramoz Ruçit se deri në 25 prill do të jetë në detyre, por kryeparlamentari i është përgjigjur se do të jetë në ate post deri në datën 8 shtator.
BISEDA:
Advertisements
Gramoz Ruçi: The që jam kryetar deri në datën 25. Jam deri në datën 8 shtator, se do të paguaj edhe ty deri në 8 shtator, me firmën time.
Kujtim Gjuzi: Nuk më paguan ti mua
Gramoz Ruçi: More ty të paguan ata që të futën në lista dhe të pruinë këtu xhanëm, por…
Kujtim Gjuzi flet nga vendi pa mikrofon
Gramoz Ruçi: Ata more ata. Mu drejtove që si do merret ai mandati i tretë
Kujtim Gjuzi: Nuk kam frikë nga ty unë
Gramoz Ruçi: A sa Kujtim kam kaluar unë. Ti je i fundit
Kujtim Gjuzi: Po le çfarë ke kaluar ti, ke kaluar se të ka falur Sali Berisha
Gramoz Ruçi: Ky parlament ka parë shumë Kujtim, por ti do jesh për mua kujtimi më i fundit që kam njohur në këtë parlament.
Kujtim Gjuzi: Po lëri këto ti, ngatërrohesh ti me mua
Gramoz Ruçi: As kam ndërmend të ngatërrohem se ruaj pastërtinë time
Kujtim Gjuzi: Do me vjedh prapë, por nuk ke për të vjedhur se do përfundosh në b.urg. Ja këtu do jemi
Gramoz Ruçi: Po mo po
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!