Qeveria e Serbisë fton qytetarët nga Kosova të aplikojnë për vaksinim kundër Covid

Qeveria e Serbisë i ka ftuar qytetarët e Kosovës që të aplikojnë që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Advertisements

E ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë në një njoftim ka thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

Sipas kësaj zyre, imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë. Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.

Advertisements

Sipas të dhënave të kësaj zyre deri më tani janë vaksinuar 10 mijë qytetarë nga Kosova, ndërsa dozën e dytë e kanë pranuar 7500 qytetarë.

Bëhet fjalë kryesisht për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetaje nga aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçari/ Tre nga të plagosurit ishin nga e njëjta familje. Dy mjetet që u përplasën ishin me…
Artikulli tjetërDubai ‘krevati’ i pandemisë! Vajzat e njohura të ekranit që u arratisën nga Shqipëria në kulmin e Covid për pak diell dhe shkretëtirë, nga Luana, Roza e deri te Megi Pojani