Nis plazhi në Durrës/ Qytetarë me kostum banjo, por dhe me xhupa

Moti i ngrohtë i kësaj fundjave është shoqëruar me frekuentim masiv të bregdetit.

Advertisements

Plazhi i madh i Durrësit, por dhe Golemi e Gjiri i Lalëzit janë pushtuar nga qytetarë të shumtë, që iu drejtuan plazheve për të kaluar orë të këndshme, larg ankthit e tensioneve të së përditshmes dhe pandemisë.

Bregdeti i Adriatikut ka ofruar jo vetëm ajër të pastër e jodizuar dhe rreze dielli, por edhe lojëra në rërë. Nuk kanë munguar as ata që janë zhveshur për të shijuar banjot e diellit dhe detit në këtë fundshkurt të ngrohtë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeku i bashkohet seancës gjyqësore në “Zoom” ndërkohë që po operonte pacientin në sallë
Artikulli tjetërDetaje nga aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçari/ Tre nga të plagosurit ishin nga e njëjta familje. Dy mjetet që u përplasën ishin me…