Pas daljes nga emisioni më i ndjekur në Top Channel, ish-konkurenti i Përputhen, Fation Kuqari, është kthyer në një ndër njerëzit më të komentuar në rrjet dhe në mediat online.
Advertisements
Së fundmi, ai vjen në një rrëfim si kurrë më parë për jetën personale, në emisionin “Glamour Zone”.
Fationi, foli për here të parë për jetën private dhe marrëdhëniet që kishte përpara se të bëhej i njohur.
Advertisements
Pa filtra, ai tregoi ndarjen e fundit të tij ku shprehet hapur se e ka tradhtuar dhe e ka lënë ai të dashurën pasi kjo e fundit sipas tij ishte bërë e fiksuar.
Fation Kuqari: Unë jam tip shumë i qëndrueshëm, por të them të drejtën, kam tradhtuar. Njëherë e kam bërë dhe ia kam thënë. Ndarja ime erdhi pikërisht se ia thash.
Por, i’a thash qëllimisht, sepse isha lodhur shumë, gjatë gjithë kohës ishte, tërhiq e mos e këput. Kimia kishte mbaruar dhe ajo po ma bënte të vështirë këtë pjesë.
I thash: “Moj, po të tradhtoj. Nuk të dua më. Më lër rehat.” Ajo ishte bërë shumë e fiksuar me mua. Edhe pasi ia thash, më tha sërish: “S’ka gjë. Vazhdojmë.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!