‘Më tha Grida që ia kishe qarë’/ Spiropali lexon filxhanin në emision, fallxhorja: Do firmosësh një fletë të bardhë pas 25 prillit, më del shtatzanë. Ministrja: Mos i thuaj njeriu se më bëjnë atentat….

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropal ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Klanifornia’ aty ku pa dhe filxhanin.
TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropal ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Klanifornia’ aty ku pa dhe filxhanin.

Advertisements

Gjatë sketch-it që kishte me personazhin e quajtur Lushi, e cila është fallxhore, Spiropalit iu tha parashikimi për të ardhmen. Sipas Lushit, pas zgjedhjeve do të firmosej një fletë e bardhë e cila do ta çojë ministren në një pozitë më të lartë. Mirëpo sipas Lushit, ministrja në mandatin e tretë do të jetë sërish shtatzënë. Spiropali i mori të gjitha deklaratat e Lushit me humor madje në një pjesë tha se Grida Duma i kishte treguar se ‘Lushi ia kishte qarë filxhanin’.

BISEDA:

Advertisements

Spiropali: Ku ka jetë ka halle, po ti do na thuash dicka për këtë dynja të rreme. Se më kanë fol shumë mirë për ty. Më tha Grida që ia kishte qarë atë leximin. Me optimizëm të madh po ajo ishte në rregull, vazhdonte punën pas teje.

Kemi nevojë të vijmë të pijmë një kafe, të marrim vend, se jo vetëm sondazhe në ekrane po ku ka sondazh më të saktë te ti, se thonë të gjithë do vijnë te ti. Po nga e majta kalojnë të gjithë. Unë po e mbaj kokën drejt që të mos thonë po e shifte në sy.

Shif a ka naj haber qeverie?

Lushi: E ke për marshall filxhanin, pastër e ke. Me datën 25, mbas 3 ditësh nuk e di ca firmoset një fletë e bardhë me V. Shife karrigen lart që e ke.

Spiropali: Nuk kam hall se gëzohem unë, kam hall mos i bie të fikët naj tjetër. Shof dhe F, fitore.

Lushi: Ta garantoj.
Spiropali: Të lumtë goja, mos i thuaj të tjerëve se na bëjnë atentat. Më kanë thënë se i ke yshtur ca, dhe që atëherë nuk e kanë marrë veten.

Lushi: E ke parë Lulin? Ia kam mbyllur gojën. Nga matematika ia kam zhvendos, te patëllxhani, sallatoret. Ia mbylla gojën.

Spiropali: Ia ke lidh gjuhën fare, ngatërrohet fare.

Lushi: Do ti vijë gjuha pas 25 se do pranojë humbjen. Ja të të hedh shëndetin, sa sy paske. Pas mandatit të tretë, moj më del shtatzanë mua ti.

Spiropali: Po dy i kam. Dhe ata mbarësi janë. Moj Lushi ma ke parë fushatën?

Lushi: Je për marshallah, ato lëvizjet i ke të mësume.

Spiropali: Jo mi unë hyra aty ishte spontane komplet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kanë çrregullime mendore”/ Debat i ashpër me Bledi Manen, Ana e “Për’puthen” largohet nga studio
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i trefishtë në autostradën Fier-Vlorë