Vaksinat AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna kanë efekte anësore, mjeku Alimehmeti na njeh me simptomat e para

TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka treguar efektet anësore të vaksinave kundër koronavirusit të tre kompanive të mëdha prodhuese, AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna

Advertisements

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alimehmeti ka sjellë përditësimet nga Francë për gjysmën e shkurtit, kanë treguar 971 raste me reaksione të pa dëshirueshme ku 93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin. 72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para, ndërsa ka edhe 1 rast vde kjeje.

Pavarësisht rasteve të tilla, numri i personave që përfitojnë nga vaksina të tilla janë shumë më të mëdha.

Advertisements

Postimi i plotë i mjekut:

Farmakovigjilenca në Francë ka filluar të raportojë qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme për efektet anësore të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna.

Organi zyrtar ANSM (Agence Nationale de Sécurité du Médicament), raportoi këtë të premte të dhënat e përditësuara. Në detaj:

AstraZeneca (6-18 shkurt 2021):

971 raste me reaksione të padëshirueshme janë deklaruar dhe analizuar .

93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin.

72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para.

Ndër 4 rastet e rënda, u vunë re:

1 aksident cerebrovaskular,

2 raste me humbje të shijes,

1 vde kje e sinjalizuar nga ANSM por që është ende nën hetim.

Pfizer-BionTech (27 dhjetor 2020 – 18 shkurt 2021):

5.331 raste me reaksione të pa dëshirueshme,

169 humbje jete të palidhura me vaksinën. ANSM deklaron se “të dhënat aktuale nuk lejojnë të nxirret përfundimi nëse vd ekjet janë të lidhura me vaksinimin”.

75 raste të rënda hiperten sioni arterial,

56 raste të rënda çrregullimesh të ritmit të zemrës,

10 raste të rënda paralize faciale.

Moderna (22 janar – 18 shkurt 2021):

148 raste me reaksione të padëshirueshme,

9% e tyre ishin reaksione të rënda,

Ndër 4 raste të rënda ndodhën:

1 rast me konvulsione,

1 rast me çrregullim të ritmit të zemrës,

1 rast insulti cerebral, dhe

1 vdekje (nën hetim).

ANSM shprehet në favor të qartë të përdorimit të vaksinave pasi raporti përfitim/risk është qartësisht në favor të përfitimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTea dhe Bearti fejohen në fshehtës, Melisa e komenton dashurinë mes tyre si të verbër
Artikulli tjetërHistoriani serb: “Kosova është e pavarur, të gjithë e dinë por e fusin kokën në rërë”