Bie ndjeshëm numri i personave që do lejohen të hyjnë në Greqi, rritet afati i karantinës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pala greke ka përforcuar masat anticovid në Pikën e Kalimit kufitar në Kakavijë, për periudhën 1-15 mars.

Advertisements

Kështu, duke nisur nga dita e hënë, datë 1 mars, Pika Kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri më 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri më tani.

Gjithashtu, do të ketë një kufizim edhe të numrit të personave që futen çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.

Advertisements

Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.

Ndërkohë, të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi. Ndërsa, ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore nga 7 ditë që ishte deri më tani.

MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Moj, po të tradhtoj, nuk të dua më, më lër rehat”/ Fation Kuqari, ish konkurrenti i Përputhen zbulon ndarjen nga ish- e dashura
Artikulli tjetërNuk ka rëndësi fare sa te vogel e keni rrogën, gjithmonë do të mund të kurseni para me këtë metodë fantastike