SHBA- Mutacioni kalifornian i Covid është më i rrezikshmi nga të gjithë. Metro shkruan se shkencëtarët pretendojnë se virusi do të shfaqet në muajin Maj dhe do të jetë 40% më i aftë për të infektuar qelizat.
Advertisements
Sipas shkencëtarëve ky mutacion krijon një rrezik më të lartë të vdekjes si dhe un numrin e antitrupave të siguruar nga vaksinat, apo infeksionet e mëparëshme. Autori i këtij studimi profesori Charles Chiu, tha se ende është e paqartë nëse vaksinat do të jenë më pak efektive nga këtij virusi.
“Do të doja të kisha lajme më të mira për t’ju dhënë – se ky variant nuk është aspak i rëndësishëm. Por për fat të keq, ne thjesht ndjekim shkencën. Djalli është tashmë këtu,” tha ai.
Advertisements
Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që më të rrezikshmit janë të Afrikës së Jugut, Nigerisë dhe të Anglisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!