“Jam vonë, duhet të shkoj të vaksinohem”, 88 vjeçari kapet nga policia duke ecur me shpejtësi marramendëse

foto ilustruese

Advertisements

FRANCË– Një 88-vjeçar në Francë është kapur nga policia duke ecur në rrugë me mjetin e tij me shpejtësi prej 191 km/ orë.

Kur u pyet nga policia se pse po ecte me shpejtësi marramendëse, i moshuari tha se ishte vonë pasi do shkonte të merrte vaksinën.

Advertisements

Zyrtarët i konfiskuan lejen e drejtimit dhe mjetin në të cilin po lëvizte, shkruajnë mediat e huaja.

“Për sigurinë e të gjithëve, le të respektojmë kufijtë e shpejtësisë, edhe pas më shumë se 60 vjet me leje drejtimi,” thanë zyrtarët.

Përhapja e ngadaltë e vaksinave në Francë ka qenë shkaku zhgënjimit në grupet që aktualisht kanë radhën, kryesisht mbi 75 vjeç, punonjës të kujdesit shëndetësor dhe njerëz me kushte serioze shëndetësore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, raportohen humbje jete (Pamje nga aksidenti)
Artikulli tjetërSara i sulet Jasmines: S’jam si ty qe perqafohem ne dhomat e zhveshjes