TIRANË- Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, shprehet se nuk përjashtohet mundësia për ashpërsimin e masave kundër Covid 19 në fillim të javës së ardhshme.
Advertisements
Në një intervistë që ka dhënë në Abcneës, Bino ndër të tjera ka thënë se situata e pandemisë është serioze pasi numrat e vik timave dhe të infektuerve po rriten. Ndër të tjera ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
“Në fund të javës dhe të hënën tjetër ne do të shikojmë se si po ecën gradualisht situata dhe do të merren masan përkatëse sipas evoluimit të pandemisë.
Advertisements
Me rëndësi është që të gjithë njerëzit të evitojnë grumbullimet, të mbajnë maskën, të ulen shpesh në kafene apo lokale në mënyrë të grumbulluar, pasi janë vende të burimit të infeksionit.
Është një situatë serioze, pasi numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim, janë një kambanë alarmi dhe shqetësuese”, tha më tej Bino.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 1,736 persona dhe janë infektuar 10,4313 të tjerë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!