foto ilustruese
Advertisements
Bennet Nura, nga Kosova është vetëm 19 vjeç. Ai prej tre vitesh jetën në Holande, ku vazhdon studimet për shkenca kompjuterike.
Emri i Bennetit do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët pasi ai do të jetë shqiptari i parë që do të shkojë në planetin mars.
Advertisements
Gazetarja R.Muça: Bennet, do të bësh një udhëtim të pazakonte jevetëm 19 vejca dhe je përzgjedhur nga NASA për të shkuar në planetin Mars. Kjo përzgjedhje u bë në mesin e 12 milion njerëzve që aplikuan për të shkuar në këtë planet. Ju aplikove? Përse u përzgjodhe ti?
Bennet: Unë aplikova tek website i Nasas, dhashë të dhënat e mia si emrit dhe shkollimi e ma pas u përzgjodha në mesin e 12 milion njerëzve, gjithsej do të shkojmë në Mars 100 mijë persona.
Gazetarja R.Muça: Si u bë përzgjedhja, a duhej të plotësoje ndonjë kriter të Nasas?
Bennet: Duhet të jesh i interesuar për shkencën dhe të kesh përfunduar klasën e pestë për shkencë.
Gazetarja R.Muça: Kur është parashikuar që të bëhet ky udhëtim?
Bennet: Njerëzit e parë do të shkojnë në 2026, më pas do të shkojmë të gjithë ne që jemi përzgjedhur.
Gazetarja R.Muça: Përse po bëhet ky udhëtim për në Mars?
Bennet: Ky udhëtim do të bëhet për të gjetur jetë, ose ujë në atë planet. Me pas ne njerëzit mund të shkojmë atje.
Gazetarja R.Muça: Sa do të zgjasë ky udhëtim?
Bennet: Nga Toka në Mars do të duhen 7 muaj. Unë jam shumë i interesuar për shkencën dhe më vjen mirë që mund të bëj diçka për të tani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!