Tiranë/ Alarmohet kupola e drejtësisë së re, 22 prokurorë kërkojnë mbrojtje nga Policia e Shtetit pasi ndihen në rrezik për jetën

Tirane- 22 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të veçantë nga Policia e Shtetit gjatë vitit 2020, pasi janë ndjerë të kërc ënuar me jetë, për shkak të ushtrimit të detyrës. Kërkesat janë paraqitur pranë Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorëve, i cili vendos nëse një prokuror duhet apo jo të merret në mbrojtje nga policia, pas shqyrtimit të rrethanave rast pas rasti.

Advertisements

Shqiptarja.com ka mësuar se Komisioni pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është mbledhur 30 herë gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka vendosur që 21 prokurorë të merren në mbrojtje nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konstatuar praninë e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën dhe familjen e prokurorëve në fjalë.

Ndërkaq, Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve, i cili funksionon pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka vendosur që të mos mblidhet për të pranuar kërkesën për mbrojtje të një prokurori, pasi nga verifikimet ka rezultuar se kërc ënimi ishte emocional dhe nuk paraqiste rrezik.

Advertisements

Komisioni, në bashkëpunim me policinë, e ka ndjekur nga afër rastin dhe aktualisht prokurori vijon detyrën i qetë. Ndërkaq, 21 prokurorë duket se janë kërc ënuar edhe nga segmente të kri mit, ndonëse dosjet e tyre mbahen sekret.

Numri i madh i prokurorëve që kanë kërkuar mbrojtje nga shtetit ka alarmuar edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Disa anëtarë të KLP-së pasi janë njohur me dosjet e kërc ënimit të prokurorëve kanë kërkuar që të vënë në lëvizje Kuvendin, për të marrë masa për këtë situatë, duke ndërhyrë në legjislacion.

Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve kryesohet nga një anëtar i KLP-së, ndërsa pjesë e tij janë një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, kryetari i Prokurorisë pranë së cilës ushtron detyrën magjistrati, për të cilin kërkohet mbrojtje, si dhe një një përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Anëtarët e komisionit kanë mandat dyvjeçar.

Komisioni merr në shqyrtim kërkesën e paraqitur dhe, kur bindet për nevojën e sigurimit të mbrojtjes për magjistratin, shprehet me vendim për të. Vendimi përmban masat konkrete të mbrojtjes së veçantë, numrin e shoqëruesve personalë dhe afatin, brenda të cilit sigurohet mbrojtja, si dhe masa të tjera, që lidhen me mbrojtjen në bazë të nivelit të rrezikut.

Ndërkaq, kërkesa për mbrojtje përmban një përmbledhje të fakteve e të rrethanave, që përbëjnë rrezik serioz, të cilat detyrojnë të sigurohet mbrojtje e veçantë, si dhe burimin e provave, ku bazohen ato. Gjithashtu, në kërkesë shënohet edhe lloji i masave që kërkohen dhe kohëzgjatja e tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBaba i 4 fëmijëve, aktori i njohur fejohet me prezantuesen sek*i 33 vite më të re
Artikulli tjetërCovid-19/ Situata shumë e rëndë në Greqi, konfirmohen 1784 raste dhe dhjetëra humbje jete të reja